Më shumë se 40 udhëheqës të komunitetit shqiptaromerikanë, udhëheqës biznesi, akademikë dhe profesionistë nga mbi 10 shtete të SHBA-së bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe nga Departamenti i Shtetit për Kosovën.
Letra shpreh mospelqimin ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj [🇽🇰] ndërsa synon 1) të korrigjojë këtë qasje në bashkëpunim të afërt dhe 2) bën thirrje që të zgjidhin urgjentisht krizën e sigurisë të nxitur nga dhuna e Serbisë.

Letra, e nisur nga profesori Besnik Pula dhe Dardan Gashi, mbledh së bashku anëtarë dhe miq të komunitetit me prejardhje të ndryshme dhe synime jopartiake. Është një grup që është përgjithmonë i përkushtuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.


