Ad imageAd image

Konjufca ‘godet’ hapur Ramën: Duhet të afrohemi, Serbia po na lufton

2 min lexim

Ai tha se Serbia po e lufton ashpër Kosovën, ndaj Shqipëria dhe Kosova duhet të afrohen.

Teksa përmendi rrezikun që Kosovës si shtet po i vjen nga Serbia, siç tha ai në rrugë diplomatike dhe me financimin e grupeve kriminale, Konjufca theksoi se mbështetja e Shqipërisë është thelbësore për të mbrojtur interesat e kombit.
 
“Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë, duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si shkak i luftës së Rusisë në Ukrainë që synon NATO-n dhe BE-në. I vetmi shtet ne mes të Evropës i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te financimi i grupeve kriminale. Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj, që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja faktike e shtetit tonë,

Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë”, tha Konjufca.

Ndani këtë artikull