Ad imageAd image

Korrupsion, blerje votash dhe drogë/ Kush është kandidati i Ramës për Dibrën që hetohet nga Prokuroria

1 min lexim

Gjatë ditës së sotme Partia Socialiste ka shpallur listën e emrave që do të garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit. Por, mes tyre, për qarkun e Dibrës, rezuton se kandidati i përzgjedhur Dionis Imeraj është një tjetër emër me ‘njollë’ në CV e tij profesionale.

Edhe pse i diplomuar për Menaxhim Biznesi, me një sërë kualifimesh dhe një karrierë të suksesshme në administratën shtetrore, respketivisht në Drejtorinë e  Tatim- Taksave në Peshkopi dhe më pas në Tiranë, Imeraj nuk është një figurë aq e pastër.

Një vit më parë Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij pasi u akuzua për shpërdorim të detyrës dhekorrupsion, ndërkohë Partia Demokratike ka ndihmuar drejtësinë me fakte që e implikojnë Dioni Imerajn në blerjen votash gjatë zgjedhjeve të fundit si dhe përfshijre në trafikun e lëndëve narkotike.

Imeraj sot pretendon të marrë postin e kryetarit të bashkisë së Dibrës e cila momentalisht drejtohet nga Muharrem Rama.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndani këtë artikull