Ad imageAd image

Kraki: Nëse grupi i Alibeajt nuk bashkohet as këtë herë me Berishën, rrezikojnë zhdukjen!

1 min lexim
 
Analisti Nezir Kraki komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv zhvillimet në Partinë Demokratike. Nezir Kraki tha se grupi i Alibeajt rrezikon zhdukjen nëse as këtë herë nuk bashkohet me kryedemokratin Sali Berisha.

“Tashmë të gjithë e dinë, legjitimiteti dhe vota e dimë se nga janë në masë më të madhe. Legjitimiteti në politikë është baza e çdo gjëje, nuk e jep legjitimitetin as ambasada e SHBA apo ajo e Francës, por vetëm vota e njerëzve.“-tha Kraki.

 
 Sa i përket primareve, Kraki tha se PD duhet të riorganizohet ndërsa shtoi se nëse grupimi i Enkelejd Alibeajt mendon se do marrë legjitimitetin nga ambasadorja Yuri Kim, gabohen.
 
 

“Nëse mendojnë se do marrin legjitimitetin me një Tëitter apo nga një vizitë e ambasadores së SHBA, ata gabojnë.”-tha Kraki.

Ndani këtë artikull