Ad imageAd image

Kriza nga koronavirusi/Merkel në Parlamentin Europian: BE të dalë më e fortë nga kjo sfidë

1 min lexim

Kriza ekonomike për shkak të koronavirusit po shkakton pasoja në Europë, SHBA, por edhe mbarë botën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian, përpara ligj-vënëse të kontinentit të vjetër, deklaroi se BE duhet të dalë më e fortë nga kriza e Covid-19.

Merkel tha se BE duhet të ketë parasysh një sërë cështjesh të tilla si ruajtja e të drejtave themelore, nxitja e solidaritetit, mbrojtja e klimës, dixhitalizimi dhe roli i Europës në botë, shkruajnë mediat e huaja.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ne duam që Europa të dalë nga kriza e koronavirusit më e bashkuar dhe më e fortë”, deklaroi Merkel në fjalimin e mbajtur përpara euro-deputetëve.

Përpara disa kohësh, Merkel e cilësoi përballimin e krizës ekonomike nga koronaviusi si ndër sfidat më të mëdha që ka pasur BE-ja.

Ndani këtë artikull