Ad imageAd image

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia: Ndodhemi në terren! KESH të na informojë për prurjet…

1 min lexim

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për situatën problematike në qarkun Shkodër pas reshjeve të shiut.

Bardh Spahia thotë se grupet e punës ndodhen në terren dhe kanë marrë masat për çdo rast që paraqitet. Më tej Spahia i bën thirrje KESH të informojë mbi situatën si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Statusi nga Bardh Spahia
Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër. Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull