Ad imageAd image

Kryemadhi: Arta Vorpsin e ka shpallur anëtare të Kushtetueses gruaja e Maks Haxhisë

2 min lexim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë në SHBA, ku edhe ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Kryemadhi ka folur për çështje të aktualitetit në Shqipëri duke nisur me Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot.

Më tej ajo pyeti se me çfarë të drejte kreu i KED, Ardian Dvorani boton vendimet e KED në Fletoren Zyrtare duke ngritur dyshime mbi lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, për të cilën tha se është bashkëshortja e avokatit të njohur Maks Haxhia, që ka mbrojtur edhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?
Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Ndani këtë artikull