Ad imageAd image

Kryemadhi: Opozita, axhendë surprizë për Ramën, emergjencë kombëtare

1 min lexim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi menjëherë pas mbledhjes së opozitës në Durrës ka dhënë një prononcim me gazetarët.

Kryemadhi tha se Vettingu ndaj politikanëve ndan krimin nga politika.

E gjithë opozita po konsolidohet më shumë, parti të tjera po I shtohen frontit kombëtar opozitar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Aksioni opozitar është I qartë dhe nuk do ndalet.

Do presim nëse Edi Rama do jetë pro apo kundër vettingut.

Axhenda e opozitës do jetë shumë aktive.

Ndërsa në përgjigje të komenteve të kreut të grupit parlamentar socialist ndaj draftit të opozitës, Kryemadhi u shpreh se “ Tojota Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Opozita nuk ka frikë nga vetingu por ata që merren me tojota yaris”.

Më tej ajo tha se Çlirimi nga krimi është emergjencë kombëtare. Parlamenti është I grabitur nga bandat.

Kryemadhi u shpreh se Opozita do ketë një axhendë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Ramës por edhe për ju gazetarët.

Ndani këtë artikull