Ad imageAd image

Kryemadhi, Ramës: Injorant, belbëzon në mbrojtje të oligarkëve të tij të babëzitur

1 min lexim

Kryetarja e Lëvijes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës në mbrojtje të skandalit dhe megavjedhjes te unaza e re.

“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë oligarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”

Ndani këtë artikull