Ad imageAd image

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, uron Pavarësinë e Kosovës

1 min lexim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë së shtetit.

Me një mesazh në faqen e saj në Facebook, Kryemadhi shkruan se ‘e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë’.

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI-së:
Urime Kosovë, teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.

Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!

Image

Ndani këtë artikull