Ad imageAd image

Kryevlerësuesi i kandidatëve konservatorë në Britani mbështet procesin e zgjedhjeve në PD: Ushtrimi më i madh demokratik në Shqipëri

1 min lexim

 

Kryetari i Panelit të Përzgjedhjes së Kandidatëve në Partinë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, David Jones ka vlerësuar procesin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia.

Jones përmes një mesazhi në Twitter ishte entuziast për efektet e vendimit të marrë nga PD.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Urimet më të mira për Partinë Demokratike të Shqipërisë në ushtrimin më të madh demokratik që është bërë ndonjëherë në Shqipëri për mënyrën sesi zgjidhen kandidatët. Jam shumë i kënaqur që pata një rol bashkë me Partinë Konservatore dhe mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar Republikan me Thibault Muzergues”- shprehet kreu i strukturës përgjegjëse për zgjedhjen e kandidatëve konservatorë britanikë.

 

Thibault Muzergues, të cilit ai i referohet, është Drejtori i Programit për Europën pranë Institutit Republikan Amerikan të Partisë Republikane në SHBA. Kujtojmë se një ditë më parë ata vlerësuan procesin e zgjedhjeve të nisur nga kryetari Lulzim Basha dhe PD, duke e cilësuar si një hap të madh e të guximshëm.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull