Ad imageAd image

Kush duhet të jetë kryetar i PD?/ Mbi 20 mijë vota në TPZ, rezultat dramatik për Bashën! Përveç Berishës, e mund edhe “njeriu imagjinar”

1 min lexim

 

“Kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike?”. Kjo është pyetja në sondazhin që TPZ.al ka hapur fiks një muaj më parë, në 7 nëntor 2021.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Alternativat në sondazh, janë “Sali Berisha”, “Lulzim Basha” dhe “Dikush tjetër”.

Sondazhi ka marrë mbi 20 mijë vota në faqen tonë dhe rezultati është si mëposhtë:

Sali Berisha – 60% të votave.

Lulzim Basha – 14% të votave.

Dikush tjetër – 26% të votave.

Rezultati është vërtet dramatik për kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka marrë vetëm 14% të votave. Ndërkohë opsioni “Dikush tjetër” ka 26% të votave, që do të thotë se Lulzim Bashën e ka mundur edhe “njeriu imagjinar”.

Sali Berisha është më i preferuari për të drejtuar PD-në, në këtë sondazh, me 60% të votave

Ndani këtë artikull