Ad imageAd image

Kyçet me dry e zinxhirë dera PD në Shkodër/ Tentativë për të penguar referendumin

1 min lexim

 

Pas urdhrit nga Tirana, drejtuesit e degës së PD Shkodër kanë kyçur me dry selinë blu në këtë qytet.

Skandali është denoncuar nga anëtarët e Kryesisë së PD, të cilet e quajnë absurde sjelljen dhe urdhrin e dhënë nga Lulzim Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër.

 

I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private.

Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp’, -shkruan Ervin Gjini, anëtar i kryesisë së PD Shkodër.

Mbyllja është bërë për të mos lejuar përgatitjet për 18 dhjetorin, referendumin për shkarkimin e Bashës.

Mbështetësit e referendumit po bëhen gati për këtë datë, ku pas mbylljes se selisë kanë bërë me dije se do të përcaktojnë vende të tjera për mbajtjen e referendumit

Ndani këtë artikull