Ad imageAd image

Lajçak: Nëse liderët e Ballkanit nuk i besojnë BE-së, të shkojnë diku tjetër

1 min lexim

 

Miroslav Lajçak ka shtangur gazetarët dhe jo vetëm, me përgjigjen e tij ndaj një pyetje lidhur me besimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për premtimet e BE.

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak në përgjigjen e tij thotë se nëse liderët e Ballkanit Perëndimor nuk i besojnë BE-së, atëhere le të shkojnë diku tjetër.
Zyrtari i kërkimit në BalkanForum, Samir Behariç pretendon se e ka pyetur Lajçakun saktësishtsi më lart, madje duke i përmendur BE-së edhe premtimet si liberalizimi i vizave të Kosovës apo çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veritu, që në fakt përfshin edhe Shqipërinë.

- reklamë -
Ad imageAd image

”Është e modës të kritikosh BE në lidhje me liberizimin e vizave, por udhëheqësit e Kosovës duhet të shkojnë në ato vende që po bllokojnë lirinë e udhëtimit dhe të pyesin se si të veprojnë.”- tha Lajçak.

Ndërkohë mediat në Kosovë e kanë cilësuar përgjigjen e Lajçak si arrogante

Ndani këtë artikull