Ad imageAd image

Lali parakalon Elisën dhe Petron/ Ja lëpirjet që i bëri Ramës tek Fevziu

1 min lexim

Në fillim ishte Elisa Spiropali e cila nuk nguroi që ta quante Edi Ramën Skënderbeun e kohërave moderne, më pas Petro Koçi, i cili bëri mbi 100 komente në emisionin ‘Porta a Porta’, kur po intervistohej kryeministri i vendit, ndërsa sot e kishte radhën lali Eri që të shpaloste talentin e tij në servilizëm.

I ftuar në ‘Opinion’ lali e cilësoi Ramën si kryeministrin më të mirë në 100 vite shtet, madje tha se nuk ka parë asnjë kryetar qeverie që në 6 vite të ndërmarrë kaq shumë reforma të rëndësishme dhe të guximshme.

‘Nuk e di a do të ketë një hapësirë më bujare për guximin që ka patur një kryeministër në 100 vite shtet. Nuk di kryeministër që të ketë paketuar kaq shumë reforma në 6 vite’, deklaroi Veliaj. /Boldnews.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull