Ad imageAd image

‘Largimi i Rilindjes, objektivi më minimal’/ Meta: Bëhet fjalë për të përmbysur një sistem që ka uzurpuar shtetin

1 min lexim

Bilanci i qeverisë së Edi Ramës është katastrofik, tha Meta, duke shtuar se në Shqipëri nuk flitet për emigrim, por për shpopullim. 

“Largimi i Rilindjes, që unë e konsideroj sekt që ka uzurpuar jo vetëm, PS por edhe shtetin, është objektivi më minimal. Bëhet fjalë për të përmbysur një sistem i cili ka përmbysur parimet themelore kushtetuese mbi të cilat ndërtohet shteti ynë e në radhë të parë pluralizmi demokratik, shtetin e së drejtës, kontrollin dhe balancën e pushteteve dhe njëkohësisht ka zhbërë të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve. Bilanci është katastrofik, në rastin e Shqipërisë nuk flitet më për emigrim, por për shpopullim“, u shpreh Meta. 
Ndani këtë artikull