Ad imageAd image

Liderët europianë vijnë, shqiptarët vijojnë largimin masiv

1 min lexim

 

Këto pamje nga Rinasi ofrojnë dy panorama të ndryshme.

Në një foto shihet Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i kritikuar nga mediat perëndimore se ka bërë një sy qorr ndaj regjimeve autokratike në rajon, teksa vjen në Tiranë për samitin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Ai u prit nga ministrja Elisa Spiropali.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër, një foto e orës katër të mëngjesit, tregon aeroportin e Rinasit të mbushur plot me shqiptarë që presin të largohen nga vendi.

Samiti mbahet në një kohë kur shpopullimi masiv është drama më e madhe e shqiptarëve.

Të gjithë të dhënat flasin për një eksod që është përshpejtuar pasi Edi Rama mori mandatin e katërt. Opozita thotë se Rama e grabiti këtë mandat, ndërsa do protestojë sot kundër Ramës, të cilin e akuzon si hajdut votash.

Ndani këtë artikull