Ad imageAd image

“Ligji i censurës”/ Të rinjtë protestë para Kryeministrisë (FOTO)

2 min lexim

Paraditen e kësaj të enjteje një grup studentësh të vetëquajtur “Rezistenca Rinore” janë mbledhur para godinës së kryeministrisë për të protestuar. Protesta e tyre lidhet me ligjin e censurës të medias nga qeveria që u miratua ditën e djeshme në Kuvend.

Me pankarta në duar, ata i kërkojnë qeverisë të ndalë censurimin e mediave kritike. Herë pas herë brohorasin: “Turp!” apo “Ndal censurës ndaj medias!”.

Të rinjtë kanë lidhur gojën me shami të zeza ku lexon “Gjobë”. Ndërkohë që siç e shihni dhe në foto kane hedhur disa televizorë të thyer dhe pranga mbi to.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kuvendi miratoi dje me 82 vota pro këtë paketë ligjore për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë shpifjet në median online. Vetëm 13 deputetë u shprehën kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Por sipas gazetarëve, të cilët e kanë kritikuar fort, kjo paketë ligjore nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online. Në të parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Ndani këtë artikull