Ad imageAd image

Ligji për teatrin, deputetët e LSI: Rama, grabitës i pronës publike

2 min lexim

Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, dy deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë reaguar  për miratimin e projektligjit për Teatrin. Ta janë shprehur se votimi ishte dëshmia se si po vidhet prona publike dhe po shkatërrohet identiteti kombëtar.

Statusi i Endrit Braimllarit:

Votimi i djeshëm në parlament ishte dëshmia më e mirë se si një hajdut si Edi Rama vjedh pronën publike për interesat e tij personale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Plan i mirëmenduar, pasi shkatërroi sistemin e drejtësisë, dhunoi Kushtetutën duke zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme me 69 vota, bllokoi Gjykatën Kushtetuese dhe jo pa qëllim që sot të mos ketë asnjë institucion ku të ankimosh projektligjet e hajdutërisë së Edi Ramës.

Hajdutëria e Edi Ramës ndaj pronës publike duhet të jetë subjekti kryesor i forcës së ligjit.

Veprimet e hajdutërisë së Edi Ramës do të marrin një reagim të fortë qytetar anë e mbanë vendit sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për respektimin e ligjit, institucioneve dhe Kushtetutës së vendit.

Statusi i Floida Kërpaçit:

Ligji i djeshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i Identitetit Kombëtar

NE VOTUAM KUNDËR këtij ligji, për të mbrojtur me zemër dhe përgjegjësi Identitetin Kombëtar,

i cili është i paçmueshëm,por Rilindja që për ca grushta para shet çdo gjë, legjitimoi vjedhjen e pasurisë publike në interes të klientëve të qeverisë

Me vendosmëri do të votojmë e qëndrojmë në kundërshti ndaj çdo akti e veprimi të qeverisë korruptive të Edi Ramës që përvec pasurisë publike, ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën e Rinisë Shqiptare

#UnëjamTeatri

Ndani këtë artikull