Ad imageAd image

Basha reagon për përgjimet: I trishtuar që një votë kushton 4 mijë lekë, dënimi më i madh për shoqërinë

1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu lidhur me audiopërgjimet e gazetës “Bild”n për shitblerjen e votave në Dibër,  tha se është i keqardhur se sot shteti është një lukuni banditësh.

Lulzim Basha: Do duhet që sot të ndihesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe. I vetmi projekt që ka pasur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë. E ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin. Sot ndihem keq dhe i trishtuar për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri. Jam i trishtuar se sot një votë kushton 4 mijë lekë.Ky është dënimi më i rëndë që mund ti bëhet politikës.Dënimi më i madh që mund ti bëhet një shoqërie.

Ndani këtë artikull