Ad imageAd image

‘Llumit kur i vihet kapak fillon dhe kutërbon’/ Shkullaku: PS e vjetëruar dhe e vënë në rresht nga Rama

2 min lexim
 

Analisti Armand Shkullaku u shpreh në Çim Peka Live në Syri Tv se PS është një parti e vjetëruar dhe e vënë në rresht nga Edi Rama. 

Ai krahasoi zhvillimet dinamike në PD prej 1 viti me apatinë që karakterizon partinë në pushtet e shndërruar në një parti që adhuron një lider.  

 
Zgjedhjet, tha Shkullaku, Edi Rama i ka fituar me banda dhe duke përdorur policinë. 
 

Armand Shkullaku: PS sot është një parti që duhet shumë herë më e vjetër se PD e një viti më parë. U bë një lëvizje që nisi nga baza, foltorja, u bë Kuvendi, votimi,  zgjedhjet në 6 mars. Ka debat. Kur brenda një partie ka debat opinionit publik i intereson shumë tepër se një parti e unifikuar që adhuron një lider. Edhe ata 20 deputetë le të jenë kundër Sali Berishës. Ndërsa kur gjithë llumit i vihet kapak, ai fillon dhe kutërbon. Ke anëtarë të PS që nuk njohin gjysmën e kabinetit. U bënë ndryshimet në 2018 në qeveri, lexoi emrat e ministrave Edi Rama dhe qenë gjysma të shkruar gabim dhe salla nuk reagoi, i vetmi moment kur salla duartrokiti ishte Erion Braçe, i vetmi që njihej aty. Ajo është një parti e vënë në rresht nga Edi Rama. Nuk ka më PS, ka Rilindje. Zgjedhjet i fitonte edhe Enver Hoxha, varet si i fiton, me banda, me polici që rreh dhe i vdes njerëzit. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull