Ad imageAd image

Logoja e PD, Berisha: Vendimi i gjykatëses nën diktaktin e Ramës, me ndërhyrjen e ‘guvernatores’ Kim

1 min lexim

 

Nga përgjigjet e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhënë pyetjeve të gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit sot.

Pyetje: Z. Berisha, deputetët e palës Alibeaj, kanë kërkuar një vendim sa më shpejt nga ana e Gjykatës së Apelit meqenëse ende mbetet peng, vula dhe logoja e PD…

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Berisha: Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë dhe padia është absolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thosha mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës, por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj (bëri mirë që u tregua e sinqertë) por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur.

Ndani këtë artikull