Ad imageAd image

Lulzim Basha homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ja 5 përfaqësuesit e PD që e shoqërojnë

1 min lexim

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për ‘5 Majin’. Basha ka vendosur kurorë me lule tek monumenti përkujtimor për viktimat e terrorit komunist.

Po ashtu ai përkul edhe para Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më tej ai vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të kapitenit Feti Vogli, që ra në krye të detyrës me NATO-n në Afganistan.

 

Lule lideri demokrat vendosu edhe tek Dëshmori i Atdheut, Skerdilajd Llagami që ra në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ra në sy se Basha ishte i shoqëruar nga 5 përfaqësues të PD, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku

Ndani këtë artikull