Ad imageAd image

Lulzim Basha mbledh në selinë blu drejtuesit e qarqeve, ja çfarë pritet të diskutohet

1 min lexim

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mësohet se kjo është mbledhja e parë që pas caktimit të tyre në qarqet përkatëse.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

News 24 raporton se në mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka caktuar që Tirana të ndahet në disa degë.

Kështu, ish-deputeti Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku do jetë drejtuese në degët 2, 3 dhe 10.

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj do jetë në krye të degëve 4 dhe 8. Ndërsa Grida Duma do jetë e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, do jetë në krye të degëve 5 dhe 7, ndërsa Albana Vokshi do angazhohet në degët 9 dhe 11.

Për kreun e FRPD, Belind Këlliçi, Basha ka menduar që të jetë në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Ndërsa Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë

Ndani këtë artikull