Ad imageAd image

Mafia, Arta Marku dhe analiza e një mafiozi italian

1 min lexim

“Tre gjykatës do dëshironin sot të zgjidheshin si kryeprokuror i Republikës. Njëri është shumë inteligjent, i dyti ka mbështetjen e partive qeverisëse, kurse i treti është një torollak, por pikërisht ky do e marrë postin. Kjo është mafia”, është një frazë e thënë nga mafiozi italian, Frank Coppola dhe e përmendur nga gjykatësi i famshëm italian, Giovanni Falcone, në një intervistë të dhënë në vitin 1991.

Sipas mafiozit, ndër 3 gjykatësit që kërkonin postin, meritën më të madhe për të e ka ai që është më i zgjuari, mundësitë më të mëdha i ka ai me mbështetjen politike, ndërsa torollaku i kapur është në fakt ai që do e fitojë postin.

Pikërisht zgjedhja e torollakut të kapur është mafia, sipas Coppolas.

- reklamë -
Ad imageAd image

Tani përpiquni që mbi këtë parim të mafiozit italian, të gjeni se kush mund të ketë vënë Arta Markun. /Hashtag.al

Ndani këtë artikull