Ad imageAd image

Majlinda del në bregun e Ramës

2 min lexim

Qytetaria  evropiane, veçanërisht në aspektin njerëzor, është aq e lehtë për t’u shquar tek një person sa është e vështirë për t’u arritur. Në qendër të kësaj kulture evropiane qëndron mirënjohja.  Emërimi i Majlinda Bregut, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, vulosi tek Majlinda shkëputjen e saj nga qytetaria europiane dhe e rreshtoi atë në anën e anti-europianistëve, të tahirëve që kanë ngritur barrikada droge ndaj integrimit të Shqipërisë dhe  atyre që rrjedhin drejtpërdrejt nga Blloku që burgosi dhe internoi familjen e saj.  

Me marrjen e këtij posti, Majlinda  falënderoi Ditmir Bushatin, djalin e komunistit Sul Bushati, që i internoi dhe i  burgosi vjehrrin dhe bashkëshortin.  Kështu, Majlinda shpalosi para audiencës shqiptare  pikësëpari se ka shkelur mbi historikun tragjik të familjes së saj dhe së dyti, na kujtoi historikun e vet, sesi Majlinda doli si speaker-e lajmesh nga kutia e televizorit për të arritur klimaksin e saj të karrierës si Ministre e  Integrimit gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë itinerar të sajin, kjo ndalesë duhet të ishte një moment përsiatjeje për Majlindën se kush duhej falënderuar e kush jo. Por, ky moment demaskoi të ishte fundi i Majlindës së Integrimit dhe fillimi i Majlindës së Ç’integrimit.

Por, çka është më dramatike për rastin e saj, qëndron në faktin se dhimbja e pazbuluar e Majlindës është Edi Rama .

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull