Ad imageAd image

Manjani: AliBasha, AliBardhi dhe Alibej duan përçarjen e PD-së

1 min lexim

 

Ylli Manjani shkruan në Facebook se Lulzim Basha dhe ata që i shkojnë pas, nuk duan bashkimin e PD-së, por përçarjen e plotë të saj.

‘Kur deklaratat publike fillojnë me shprehje. ‘Të ikë Saliu…’ nuk kumtojnë bashkim, por përçarje’, shkruan Ylli Manjani në Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më poshtë, reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Dmth AliBasha, AliBardhi e Alibej qartësisht nuk janë në favor të bashkimit të grupit parlamentar të PD. Idealisht ata aspirojnë edhe përçarjen e PD.

Kur deklaratat publike fillojnë me shprehje. ‘Të ikë Saliu…’ nuk kumtojnë bashkim, por përçarje.

‘Ik ti, të rrimë ne’- nuk është në fakt as politikë. Nuk është as moral, ti thuash themeluesit të partisë ‘ik nga partia që themelove’.

Është thjesht muhabet dështakësh.

Ndërkohë Saliu po u thotë ‘të vijë e Basha se është deputeti ynë’, megjithse ka 1000 arsye për t’u thënë ‘a po pirdheni tani se boll u duruam’…

Nejse, besoj se edhe ai grushti i njerëzve që ishin mbledhë për kafe qyl me Bashën dje në Malësinë e Madhe, e kuptuan sot se kush e ka shumicën e grupit, AliBashët apo dollibashët….

Ndani këtë artikull