Ad imageAd image

Manjani: Media e huaj raporton saktë protestën e opozitës, mediat shqiptare, duan ‘qull nga Tepsia e Pashait’

1 min lexim

Nëpërmjet një statusi në facebook, ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka akuzuar median shqiptare për mungesë transparence. Ai ka shkruar se mediat e huaja kanë raportuar saktë protestën e djeshme të opozitës e cila kërkonte largimin e qeverisë, ndërsa ato shqiptare jo. Këtë fakt Manjani e ka cilësuar si të turpshëm.

Statusi i plotë:

Media e huaj raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Media jonë (shumica) raporton çdo gjë, por vetëm që dje opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!

Sa më shumë i shan Ai, aq më shumë i shërbejnë!

Nuk e bëjnë për mazokizëm jo! E bëjnë për pak qull nga Tepsia e Pashait!

Turp! /55news.al/

Ndani këtë artikull