Ad imageAd image

Marshim proteste kundër krimit në Shkodër, të pranishëm edhe komunitetet fetare

1 min lexim

Pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet një protestë e pazakontë. Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokale të bashkisë do të marrin pjesë në orën 19.00 në një marrshim proteste kundër krimit, që së fundmi ka terrorizuar këtë qytet.

Ndryshe nga çdo protestë tjetër, sot do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe hoxha i xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i kishës ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër krimit pa ndëshkim.

Ndani këtë artikull