Ad imageAd image

Masakra e Srebrenicës, Berisha: Dënoj aktin makabër dhe qëndrimin e Vuçiç, frymëzuesi kryesor

2 min lexim

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale në ditën e nderimit të viktimave të Srebrenicës.

27 vite më parë u shënua gjenocidi serb ndërsa Berisha shprehet se dënon me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndër të tjera Berisha dënon qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç të cilin e quan frymëzues të gjenocidit të Srebrenicës.

Reagimi i plotë i Berishës

 

Sot dita e nderimit të viktimave të Srebrenicës! Të dashur miq, sot është dita e nderimit të viktimave të barbarive, genocidit serb në Srebrenicë.

27 vite më parë, forcat ushtarake dhe milicia e serbëve të Bosnjës, së bashku me njësi paramilitare dhe policore të ardhura nga Serbia, nën komandën e gjeneralit famëzi, Ratko Mlladiç, vranë, masakruan në genocidin më të tmerrshëm të pas Luftes së Dytë Botërore në Europë, 8 mijë femijë, gra, burra, myslimanë boshnjakë, vetëm e vetëm se i perkisnin një tjetër etnie dhe besimi fetar.

Duke shprehur nderimin më të thellë për viktimat e genocidit serb në Srebrenicë, dënoj me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme.

Dënoj gjithashtu edhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “për çdo serb të vrarë të vriten 100 myslimanë”, është një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. sb

Ndani këtë artikull