Ashtu siç u dha edhe dje, pasditen e sotme i grupit negociatorëve për reformën zgjedhore do të mblidhen sërish në një tryezë. Mbledhja do të mbahet në orën 17:00 tek Pallati Kongreseve.
Sa i takon rendit të ditës, mësohet se janë përfshirë propozimet e palëve. Opozita jashteparlamentare do të diskutojë mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.
Ndërsa mazhoranca do të përqendrojë diskutimin e saj mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit tëankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura. Ndërkohë që opozita parlamentare do të diskutojë mbi sistemin zgjedhor.
Mblidhet sot Këshilli Politik për reformën zgjedhore, ja çfarë pritet të diskutojnë palët
Ndani këtë artikull

