Ad imageAd image

Mbretëresha Elisabeth shfaqet në publik pas 7 muajsh, sfidon rregullat e COID-19, nuk mban maskë

1 min lexim

 

Mbretëresha britanike, Elizabeth, ka sfiduar masat anti-covid në daljen e parë publike jashte rezidencave të saj, në 7 muajt e fundit.

Monarkja 94-vjeçare, e cila bën pjesë në grup moshën e riskut, u shfaq pa maskë mbrojtëse në laboratorin sekret ushtarak, “Porton Down”. Megjithatë, të pranishmit, ku bënte pjesë dhe princi William, respektuan distancimin fizik.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Mediat britanike raportojnë se të gjithë pjesëmarrësit në këtë vizitë janë testuar për Covid-19, prandaj ishte konsideruar e panevojshme mbajtja e maskave.
Mbretëresha Elizabeth vizitoi laboratorin sekret për të inspektuar punën e hetuesve mjekoligjorë si dhe për të parë nga afër armët dhe taktikat e përdorura në operacione të inteligjencës britanike

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull