Ad imageAd image

Mbyllet protesta e opozitës, por nuk mbaron këtu…

1 min lexim

Opozita ka mbyllur protestën e saj me premtimin se mosbindja civile deri në largimin e kësaj qeverie do të vazhdojë.

Janë liruar nga protestuesit akset e bllokuara. Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka nisur sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile të shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore.

Protesta masive nisi në orën 10:00 dhe akset e bllokuara nga protestuesit ishin: rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, rrethrrotullimi Milot për Veriun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Herë pas herë situata është tensionuar. Në Elbasan protestuesit kanë djegur goma, ndërsa në Milot ka patur përplasje të protestuesve me policinë.

Ndani këtë artikull