Ad imageAd image

Me pamje nga mali i Tomorrit, Presidenti Meta uron gëzuar Sulltan Nevruzin

1 min lexim

 

Presidenti Ilit Meta i ka uruar sot festën e Sulltan Nevruzit, qytetarëve shqiptarë. Njëherësh ai ka publikuar pamjet nga teqeja e Abaz Aliut që ndodhet në Malin e Tomorrit.

Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë! Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas Komunitetit Bektashian, në shek. XV erdhi në malin e Tomorrit Haxhi Babai, nga Teqeja e Haxhi Bektashit (Turqi), që ngriti varrin kenotaf, simbolik, të Abaz Aliut në lartësinë 2417 m dhe ku më pas u ngrit mekali i tij.

Ndani këtë artikull