Ad imageAd image

Me studentët nga Kosova/ Meta: Kushtetuta do të mbrohen me qetësi dhe shqiptari

1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me situatën. Me një postim në Facebook, me rastin e 141 vjetorit dhe 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me gjendjen ku ndodhet vendit.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

- reklamë -
Ad imageAd image

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

62456500_2313108768735383_5178067972840751104_o.jpg

62259732_2313108575402069_5433087656110063616_o.jpg

Ndani këtë artikull