Ad imageAd image

Berisha:Protesta e 6 dhjetorit do të jetë madhështore! Bulevardin nuk do e lëshojmë

1 min lexim

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se protesta e 6 dhjetorit do të jetë madhështore.

Ai tha se protesta do të mbahet në bulevard, përpara kryeministrisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk do keqkuptohen, ata nuk janë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ata do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë,” tha Berisha.

Ndani këtë artikull