Ad imageAd image

Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Shqipëria mund të luftojë abuzimin, vendosni kriminelët në burg dhe fëmijët të jenë fëmijë!

1 min lexim

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vjen me një mesazh sensibilizues në kuadër të Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ diplomatja amerikane thekson se Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, shkruan Kim.

Ndani këtë artikull