Ad imageAd image

Mësim i madh nga Italia/ Vasili: Përmbysje historike të atyre që pengojnë…

1 min lexim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me zgjedhjet e zhvilluara dje në rajonin e Umbria, ku sipas tij janë përmbysur tabutë.

“Mësim i madh nga Italia, për ata që guxojnë të pengojnë zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!”, shkruan Vasili në një postim, referuar fitores së Matteo Salvinit, Silvio Berlusconit dhe Giorgia Melonit.

Postimi i Vasilit

- reklamë -
Ad imageAd image

Mesim i madh nga Italia, per ata qe guxojne te pengojne zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!!

Votime te jashtezakonshme ne Itali.

Regjioni Umbria pas shume e shume vitesh permbysje historike.

Mateo Salvini,Giorgia Meloni dhe Silvio Berluskoni shemben tabute politike.

Fitojne me rreth 60% ne nje regjion te drejtuar per dekada nga e majta.

Shuplake e tmerrshme per ata duan te pengojne zgjedhjet e parakohshme dhe nuk lejojne popullin te shprehet.

Shuplake per qeverite fiktive te lindura jashte vullnerit te popullit.

Ndani këtë artikull