Ad imageAd image

Mësimi online, Meta bashkëbisedim me përfaqësues të Qeverisë, rektorë e profesorë: Krijoni të gjitha kushtet për studentët!

2 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një bashkëbisedim online përfaqësues të qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se në fokus të këtij bashkëbisedimi kanë qenë vështirësitë dhe problemet e shumta, që po hasin studentët gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Sipas Presidentit, është e rëndësishmet’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet.

“I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

 

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve. 🇦🇱”, shkruan Meta

Ndani këtë artikull