Ad imageAd image

Meta: Bashkëpunimi me PD do të vazhdojë

1 min lexim
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  është shprehur se është i hapur për bashkëpunimin me Partinë Demokratike në funksion të shtetit të së drejtës. 

 

Meta shkruan se bashkëpunimi do të vazhdojë me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës. 

‘Ne jemi shumë të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë bashkëpunimin jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës, për interesin publik, për mirëqeverisjen dhe që është kundër këtij regjimi dhunues’, shkruan Ilir Meta në postimin e tij në Facebook.
 
 
 
 

 
Ndani këtë artikull