Ad imageAd image

Meta citon Kokalarin: ‘Fakti që mendoj ndryshe, s’do të thotë se e dua vendin tim më pak se ju’

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar me nderim, në 38-vjetorin e vdekjes, Martiren e Demokracisë Musine Kokalari.

“Me nderimin më të thellë, – shkroi Meta në Fb, – përkujtojmë sot simbolin e rezistencës, të intelektuales së mirëfilltë dhe të fuqisë së gruas shqiptare, disidenten e paharruar, patrioten, aktivisten përparimtare sociale dhe politike, Musine Kokalari, që në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë, me idetë e saj frymëzuese në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Presidenti ka shtuar një thënie të bërë tashmë shumë njohur të Kokalarit para gyqit të diktaturës:

Ndani këtë artikull