Ad imageAd image

Meta dekoron artisten Elida Janushi dhe kino-operatorin Dhimitër Lala me titullin “Mjeshtër i Madh

1 min lexim

Presidenti Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, çmoi artisten e shquar të kinematografisë shqiptare Elida Janushi dhe pionerin e kameras, Dhimitër Lala me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit e dekoroi aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit zonjën Elida Janushi, me motivacionin: “Në vlerësim të mjeshtërisë së rrallë aktruese si dhe të kontributeve ndaj artit e kinematografisë shqiptare, të dhëna përmes roleve të shumta të luajtura në skenë dhe ekran. Me mirënjohje për realizimin e arrirë të dhjetëra personazheve të grave dhe vajzave të interpretuara e të portretizuara me individualitet të veçantë përmes botës së saj të pasur emocionale dhe me ngjyrimet e gjetura plastike

Ndani këtë artikull