Ad imageAd image

Meta denoncon: Patronazhistët kanë shkuar deri tek vajza e vogël. I thonë ‘thuaj babit të ruajë figurën e Presidentit’. Si ta ruaj kur i gjithë shteti është në survejim?!

1 min lexim

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha në konferencën e pasdites së sotme se patronazhistët kanë mbërritur deri tek vajza e tij. Meta tha se patronazhistët i thonë t’i thotë babit të mos pijë, të jetë i qetë dhe të ruajë figurën e Presidentit.

Por, tha Meta si mund ta ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shtetit është në survejim, duke përmendur prokurorë, gjykatës.
“Patronazhistët, duke e ditur pikën e dobët, më ngacmojnë vajzë e vogël. Ajo thotë babi mos pi më të lutem. Se kujton se pi, i thonë patronazhistët. Po jo i thashë të keqen babi. I thonë gocës së babit, të qetësohet, të jetë i qetë, të ruajë figurën e Presidentit. Të ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shteti është në survejim. Se ka problem fare presidenti se është në survejim.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

 

Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama”, deklaroi Meta

Ndani këtë artikull