Ad imageAd image

Meta i kundërvihet Bashës: Lulushi ishte shitur, ndante fitimet me mafien në pushtet

1 min lexim

 

 

Këtë të mërkurë ish-presidenti, Ilir Meta ka mbledhur Komitetin Organizativ të Partisë së Lirisë. Në një deklaratë pas konferencës, Meta ka folur edhe për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Meta tha se Basha ishte i shitur e infiltruar prej kohësh për të ulur opozitën shqiptare në mënyrë që të ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë”.

Ndani këtë artikull