Ad imageAd image

Meta, puthje me duar shqiptarëve: Përqafime për popullin e 2 marsit, ta çojmë përpara këtë luftë!

1 min lexim

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka mbyllur intervistën në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, në News24, me një mesazh për qytetarët shqiptarë.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Duke i puthur me dorë nga ekrani, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për shqiptarët, që iu bashkuan më 2 mars të 2020 në manifestim, ndërsa shtoi që ata duhet të çojnë përpara luftën në referendumin e 25 prillit.

 

 

“Një përqafim për popullin e 2 marsit, mirënjohje për të gjithë ata që iu përgjigjën presidenti të Republikë një vit më parë. Thirrje që të gjitha ata ta çojnë përpara këtë luftë në referendumin 25 prillit! Presidenti i republikës është dhe ushtari i parë i Republikës”, u shpreh Presidenti.

Ndani këtë artikull