Ad imageAd image

Meta, Ruçi dhe Rama në Vlorë në Festën e Pavarësisë

1 min lexim

 

Me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, është zhvilluar në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar.

Në këtë festë të 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Krerët e shtetit shqiptar vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

Si sot, 108 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Ndani këtë artikull