Ad imageAd image

Meta sërish ftesë Ramës për debat: O shoku, ku e lamë OFL? Në cilën ditë, orë…

1 min lexim

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka ftuar sërish Edi Ramën për një debat të drejtpërdrejtë me të.
Ai i kujton debatin për OFL teksa kërkon ditën, orën, studion dhe gazetarët kur do të ballafaqohen.
Sot u duk se Rama u step për një debat për Metën pasi i kërkoi të dinte kush ishte kryetar i LSI dhe opozitës. Më tej do e shihte të arsyeshme një debat. Po ashtu Rama nuk nxori asnjë provë në Asamblenë e PS që Meta të ishte takuar me ndonjë subjekt të OFL
Por në fund Meta deklaron edhe një shprehje me nënkuptin ”Malet tona më të larta.”
”O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë?
Malet tona më të larta!”- shkruan Meta.

Ndani këtë artikull