Ad imageAd image

Meta:Shtyrja e zgjedhjeve në universitet, vendim i arsyeshëm dhe i pritshëm.

1 min lexim

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta është prononcuar sot edhe për vendimin e fundit për shtyrjen e zgjedhjeve në universitet. Meta tha se është një vendim i pritshëm dhe i arsyeshëm për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

“Mendoj se është një vendim i arsyeshëm dhe besoj se ishte i pritshëm sepse në një periudhë të fatkeqësisë natyrore të vendosur nga parlamenti ishte jo e mundur për të pasur zgjedhje gjithëpërfshirëse”, tha Kreu i Shtetit.

Ndani këtë artikull