Ad imageAd image

Meta: Sulmet në veriun e Kosovës të papranueshme, të flasë gjuha e dialogut jo e dhunës

1 min lexim

Meta ka bërë thirrje që situata të normalizohet dhe ti hapet rruga e dialogut

Kjo situatë është shumë delikate dhe ka rrezik që ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit.

 
Postimi i Metës:Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.

Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Ndani këtë artikull