Ad imageAd image

Meta: Të shpallësh ‘non grata’ një zonjë të nderuar si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e Antony Blinken për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Kreu i shtetit tha se vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit është i padrejtë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai theksoi se është e papranueshme që një zonjë e nderuar e cila nuk ka lidhje me politikën, por ka qenë në shërbim të fëmijëve në nevojë, znj.Liri Berisha, të shpallet non grata.

“Nuk do të isha mërzitur fare nëse SHBA dhe BE do të shpallnin “Non Grata” Monika Kryemadhin pse dogji mandatet. Por të shpallësh “Non Grata” një grua të shkëlqyer, të nderuar dhe që nuk ka lidhje me politikën, por vetëm në shërbim të fëmijëve në nevojë, si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme”, u shpreh Meta.

Ndani këtë artikull